Kapen trafikantët e emigrantëve në Serbi

Policia e Serbisë në kuadër të një aksioni ndërkombëtar, ka kapur 10 anëtarë të një grupi kriminal i cili ka kaluar njerëz në shtetet e Bashkimit Europian.

Lajme

02/10/2013 08:49

Është kapur në Serbi një grup i njerëzve të dyshuar për kalim ilegal të emigrantëve nga Kosova.

Sipas medieve serbe, bëhet e ditur se Policia e Serbisë në kuadër të një aksioni ndërkombëtar, ka kapur 10 anëtarë të një grupi kriminal i cili ka kaluar njerëz në shtetet e Bashkimit Europian.

Këta të dyshuar kanë kaluar njerëz nga Kosova, Siria dhe nga shtetet tjera afrikane, transmeton RTS.

Deri më tani ky grup ka dërguar një numër të madh të emigrantëve në shtetet e BE’së.

Sipas të dhënave të policisë serbe, çmimi për kalim të kufirit në këto vende ka qenë nga 2.100 deri në 3.500 euro për person.