Kapen 96 kg drogë në kufi me Greqinë, arrestohet shqiptari

Kapen 96 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sot në orët e para, në një zonë pyjore në Agio Nikola, Igumenicë, janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 47 pako që përmbanin 96 kg e 240 gram marijuanë.

Lajme

23/07/2019 20:52

Pranë vendit të ngjarjes u ndalua shtetasi shqiptar Lisandër Osmani, 33-vjeç nga fshati Shales i Sarandës.

Po ashtu edhe në Selanik u kapën rreth 28 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria. Droga u gjet në banesën e një greku 50-vjeç. Policia sekuestrroi 27 pako me 27 kg 925 gram marijuanë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 5.1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.