Kapen 9 emigrantë ilegal në stacionin hekurudhor të Preshevës
Në Preshevë janë kapur nëntë emigrantë të cilët po tentonin të hynin në mënyrë ilegal në Serbi.
Lajme
Në stacionin hekurudhor të Preshevës, doganierët kanë zbuluar në tren 9 emigrantë ilegalë nga Siria dhe Algjeria, që kishin tentuar të hyjnë në mënyrë ilegale në Serbi për të shkuar në shtetet e Evropës Perëndimore.
Ata ishin fshehur në vagon e trenit me mallra që po udhëtonte nga Greqia drejt Gjermanisë, ka njoftuar dogana, transmeton presheva.com.
Emigrantët ilegal iu dorëzuan policisë për procedura të mëtutjeshme.