Kapen 5 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës ka gjetur mbi 5 kilogramë marihuanë në një çantë në Kamenicë. Po bëhen përpjekje për ta identifikuar pronarin e çantës.
Lajme
Policia e Kosovës dje ka konfiskuar një çantë në të cilën gjendeshin 5 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Njësia e hetimeve të stacionit policor në Kamenicë, pas një informate të siguruar përmes rrugëve operativo-hetimore ka ndërmarrë një aksion policor, në fshatin Topanicë, në komunën e Kamenicës, ku nën një urë është gjetur çanta e dyshuar.
Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti kundër trafikimit me narkotikë, i cili ka bërë tërheqjen e çantës, në të cilën janë gjetur 10 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë, në sasi e cila arrinte deri në 5.687 kilogramë.
Për këtë rast është kontaktuar prokurori përkatës dhe njësitet policore po bëjnë hetime për të identifikuar arrestimin e personave të dyshuar, thuhet në komunikatën e Policisë.