KAOS: Rusia falimenton, Britania del nga Bashkimi Europian?!
Analistët danez argumentojnë se botën e presin 12 muaj dramatik, ku Rusia pritet të përballet me një stuhi të madhe, kryesisht ekonomike.

Bota
Botën vitin e ardhshëm e presin shumë sfida, ku shteteve do t’u dridhen themelet, thonë ekspertët e bankës daneze Saxo në prognozën e tyre tradicionale të ngjarjeve dramatike, duke u bazuar në ngjarjet e vitit 2014.
Sipas tyre, 2015 do të jetë vit veçanërisht sfidues për Rusinë, shkaku rënies së vlerës së rublës, si dhe uljes çmimeve të naftës, të kombinuara edhe me sanksionet e Perëndimit, lajmi.net.
Por gjatë këtij viti nuk pritet të kalojë lehtë as Bashkimi Europian. Kontestet brenda Unionit, në mes të shteteve anëtare, siç është parë në muajt e mëparshëm, mund të sjellin ndryshime drastike, sidomos në mes të Britanisë dhe pjesës tjetër të Unionit.
Kjo mund të ndodhë nëse shteti ishull vendos të mbaj referendumin për dalje nga BE-ja.
Ndërsa, stuhia në Rusi vitin e ardhshëm pritet të jetë edhe më e fuqishme, pasi shumica e ndërmarrjeve shtetërore dhe kompanive kanë deklaruar paaftësinë e tyre për të shlyer borxhet.
Kjo po ndodhë shkaku i marrëdhënieve të Rusisë me BE-në dhe Amerikën, dhe mungesa e qasjes në burimet e huaja të financimit, shpjegon një ekspert ekonomik i Saxo Bank, Steen Jakobsen.
Bjellorusia dhe Kazakistani ftohin marrëdhëniet me Rusinë, aleatët braktisin Putinin?
Mediat dje raportuan se Rusia po përballet me braktisje nga aleatët e saj, në këtë rast nga Bjellorusia dhe Kazakistani. Në fakt, dje udhëheqësit e të dy vendeve Alexander Lukashenko dhe Nursultan Nazarbajev u takuan me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, që karakterizohet si mbështetje për politikën e Kievit, dhe përveç kësaj, si kthim të tyre ka Europa.
Kështu, sipas burimeve nga autoritetet ukrainase, Lukashenko, i cili nuk i mbështetë separatistët pro-rus, kërkoi mbështetjen e Kievit, që Bjellorusia të afrohet me BE-në.
Ka pretendime nga analistët se Lukashenko dhe Nazarbayev menjëherë pas pushtimit të Krimesë nga Rusia filluan të frikësohen për pavarësinë e vendeve të tyre.
Drejtori i “Reno Nisan” shkaku i rublës paralajmëron masakër në industrinë e veturave
Drejtor i “Reno Nisan” Karlos Gosn ka paralajmëruar se rënia drastike e rublës ruse çoi në ‘masakrimin’ e të gjithë biznesit të industrisë së automobilave.
“Kur rubla ra, kjo ishte një masakër për të gjithë. Njerëzit po humbin paratë, e industria e automobilave po i humb blerësit. (lajmi.net)