Kaos pas sulmit në kolonë, 100 të vdekur (Video/PAMJE TË RËNDA)

Organizata siriane e shpëtimit e njohur si “Helmetat e bardha” ka thënë se më shumë se 100 persona janë vrarë në sulmin në kolonën e refugjatëve në Siri.

Bota

15/04/2017 21:57

Ata, siç thuhet, kanë arritur t’i largojnë 100 trupa nga vendi i fatkeqësisë.

Agjencia siriane Tika ka publikuar xhirimet nga vendi i ngjarjes të kapura në momentin e sulmit në kolonën në të cilin gjendeshin qindra njerëz, transmeton lajmi.net.

Xhirimi në fillim tregon vendin e mbuluar me tym, njerëzit në panik largohet, kurse në prapavije dëgjohen britma.

Më pas personi që e ka bërë xhirimin kalon në vendin ku shihet epiqendra e shpërthimit dhe ku shihet autobusët dhe veturat e shkatërruara.

Mediat shtetërore siriane thonë se në sulm janë vrarë 39 persona.

Shpërthimi ka ndodhur në rajonin Rashidin, afër Aleppos. /Lajmi.net/

YouTube player