Kaos në Podgoricë, gaz lotsjellës dhe shok bomba

Demonstruesit e opozitës në Podgoricë kanë tentuar që me dhunë të hyjnë në Kuvendin e Malit të Zi. Policia për t’i penguar ata kanë gjuajtur gaz lotsjellës dhe shok bomba ndaj demonstruesve.

Lajme

24/10/2015 23:05

Mediat e Malit të Zi raportojnë se janë dëgjuar edhe detonime dhe se mund të ketë edhe të lënduar.

Sipas informative të fundit sheshi ku ishin mbledhur qindra protestues është zbrazur dhe demosntruesit janë shpërndarë.

Sipas mediave të atjeshme, njerëzit nëpër rrjete sociale kanë shkruar se ka të lënduar.

Televizioni shtetëror ka raportuar se demonstruesit kanë gjuajtur ndërtesën e Kuvendit me petarde, ndërsa nëpër rrugë janë njësia speciale e Policisë.

Qeveria në llogarinë Twiter ka shkruar se “demosntruesit kanë sulmuar policinë në mënyrë brutale”.