Kaos në ndeshjen e basketbollit: Huliganët u përleshën me policinë, u përdor edhe gazi lotsjellës
Në Qipro kanë ndodhur skena të tmerrshme, që nuk i takojnë fushave të basketbollit. Tifozët huliganë u përplasën me policinë para dhe gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës atje mes Apollon Limassol dhe Anorthosis. Në sallën “Tasos Papadopoulos” në Nikosia u pa gjithçka përveç basketbollit. Sipas mediave lokale, salla ishte e mbushur plot me…

Sport
Në Qipro kanë ndodhur skena të tmerrshme, që nuk i takojnë fushave të basketbollit.
Tifozët huliganë u përplasën me policinë para dhe gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës atje mes Apollon Limassol dhe Anorthosis.
Në sallën “Tasos Papadopoulos” në Nikosia u pa gjithçka përveç basketbollit.
Sipas mediave lokale, salla ishte e mbushur plot me tym dhe parketi nuk dukej.
Policwt u goditën me karrige dhe çdo gjë që u shkonte në dorë huliganwt dhe sipas deklaratave, tifozët e Apollonit u përleshën me pjeswtarwt e policisw para ndeshjes, e cila duhej të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Situata u përshkallëzua në pjesën e parë të ndeshjes, kur tifozët e Apollonit tentuan të futeshin vetë në parket.
Gjyqtarët kërkuan që salla të zbrazet plotësisht në mënyrë që ndeshja të vazhdojë, pasi nuk mund të garantohej fare siguri./Lajmi.net/