Kanye West, reperi më i paguar i vitit 2019

16:46 | 20 Shtator 2019

Kanye West kryeson listën e artistëve më të paguar të këtij viti.

Në vitin 2007, Kanye West publikoi ​​një këngë të quajtur “Big Brother”, të cilën ia shkroi Jay-Z, shkruan Forbes, transmeton lajmi.net.

Jay-Z madje pati dorë edhe në pseudenimin e Kanye West, Yeezy, i cili tani ka bërë linjën e tij të “Adidas”.

Thuhet se reperi fitoi 150 milionë dollarë që prej vitit të kaluar, ndërsa pas tij renditet Jay-Z me 81 milionë dollarë.

Pas këtyre dy reperëve, renditet Drake, i cili zë vendin e tretë me 75 milionë dollarë.

Këto shifra llogariten nga të ardhurat që fituan artistët nga qershori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019. /Lajmi.net/