Kanye West në 2024 kandidat për president të Amerikës

Kanye West nuk ka hequr ende dorë nga ëndrra e presidencës.

ShowBiz

08/11/2019 14:46

Kanye West ka njoftuar planet e tij për të kandiduar për president në 2024 – por para se të zhvendosej potencialisht në Shtëpinë e Bardhë reperi mund të ndryshojë emrin e tij, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Duke folur në Festivalin e Inovacionit të Fast Company, West, 42 vjeç, u bashkua në skenë nga bashkëpunëtori i tij Yeezy Steven Smith.

“Kur njerëzit thonë se është e rastësishme ta quajmë veten miliarder, unë them se mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Miliarderi Christian Genius Kanye West për një vit derisa ta kuptosh saktësisht se çfarë është,” tha ai.

“Kur kandidoj për president në 2024 – tha West, dhe publiku filloj të qesh. “Çarë ka të qeshësh?”

West tha se nëse ai zgjidhej president, ai “do të krijonte shumë vende pune”.