Kanye West: Miqtë më tradhtuan pasi u martova

Duket se Kanye West është i destinuar për te qenë larg miqve, pasi ata e kanë lëne në harresë. Kjo lidhet ngushtësisht me bashkëshorten e tij dhe famës që ajo ka ndërtuar gjatë këtyre viteve.

ShowBiz

21/02/2015 12:25

Pavarësisht se ai është lënë vetëm, kjo nuk e ndal që ai të mbështesë fort gruan dhe vajzën e vogël, madje duke thënë se nuk ka kohë edhe për veten e tij.

“Kur fillova të dilja me Kim Kardashian, disa prej miqve më thanë lamtumirë”. Ky ka qenë rrëfimi i reperit amerikan Kanye West, në një intervistë për “Style.com”.

“Miqtë e mi, por edhe disa miqtë tanë të përbashkët, na kthyen shpinën shumë shpejt pas lidhjes sonë. Disa prej tyre pa asnjë shpjegim”, ka rrëfyer reperi. “Unë nuk kam kohë”, ka thënë ai, “as të shihem në pasqyrë. Shoh vetëm bashkëshorten dhe vajzën. Synimi im është të mbroj vetëm ato, e të kem sytë vetëm tek ato. Ky jam unë dhe më pëlqen stili im i jetesës”, ka thënë më tej Kanye West