Kanye West i kthehet Twitterit për një prononcim

Kanye West ka ndarë një informacion të rëndësishëm për fansat.

ShowBiz

21/10/2019 22:31

Këtë herë po ndodh, Kanye West ka lajmëruar fansat se nga fundi i javës publikohet albumi i tij i ri, shkruan lajmi.net.

Ai ka njoftuar përmes një postimi se ‘Jesus is king’ do lansohet ditën e premte më 25 tetor.

Albumi i shumëpritur i reperit amerikan fillimisht ishte planifikuar të publikohet më 27 shtator por një gjë e tillë është shtyrë për disa javë.

Ditën e hënë Kanye iu rikthye rrjetit social Twitter për të njoftuar se albumi i ri publikohet këtë javë. /Lajmi.net/