Kanye West i kthehet Jennifer Anistonit: As seriali ‘Friends’ nuk ishte zbavitës
Kanye West i ka kthyer përgjigje Jennifer Anistonit.

ShowBiz
Aktorja Jennifer Aniston, ka kërkuar së fundmi nga ndjekësit që të mos votojnë reperin Kanye West në zgjedhjet në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave të huaja, Kanye në nëntor ka shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, aktorja ka kundërshtuar veprimin e reperit duke bërë theksuat se zgjedhjet nuk janë qesharake. Jennifer ka treguar arsyen pse mendon se Joe Biden duhet të fitoj zgjedhjet.
E nuk ka munguar reagimi i Kanye West i cili i tha Jenniferit se as seriali “Friends’ nuk ishte zbavitës.
“Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. Seriali ‘Friends’ nuk ishte gjithashtu interesant”, ishte shprehur Kanye nëpërmjet një postimi në Twitter.
Derisa përmendi serialin në të cilin luajti Jennifer, Kanye pati komente të shumta, që u detyrua më pas ta fshijë.
Kujtojmë se Jennifer është mbështetëse e Joe Biden./Lajmi.net/