Kanye West i dhuron Kim Kardashian “Një befasi të veçantë nga parajsa”
Kanye West i dha Kim dhuratën më të menduar për ditëlindje.

ShowBiz
Kim Kardashian mori atë që ajo e përshkroi si “dhuratën më të menduar” nga burri i saj Kanye West në e 40-vjetorit të lindjes, shkruan lajmi.net.
Dhurata ishte një hologram i babait të ndjerë të saj Robert Kardashian, i cili ndërroi jetë tragjikisht nga kanceri vitin 2003 në moshën 59 vjeçare.
Ajo publikoi një video të dhuratës speciale në llogarinë e Instagramit, të cilit i kishte bashkangjitur një mbishkrim të gjatë falënderues.
“Një surprizë e veçantë nga parajsa. Një hologram i babait tim, duket kaq i gjallë. E shikova atë pa pushim, e mbushur me kaq shumë emocione”, shkroi ylli televiziv në një publikim në Instagram.
Se si Kanye ishte në gjendje ta bënte Robertin të vinte në jetë në një formë kaq të hollësishme, reperi duhej do të duhej kushtonte mjaft vëmendje gjërave që Kim i kishte treguar atij gjatë viteve për të./Lajmi.net/