Kante nuk kthehet nga lëndimi deri në fund të shkurtit
N’golo Kante do të mungojë për Chelsean të paktën deri në fund të muajit shkurt. Lajmi u bë i ditur nga vetë trajneri Graham Potter i cili tha se zgjatimi i lëndimit mund të shtrihet deri në muajin mars, transmeton lajmi.net. Lojtari, për shkak të këtij lëndimi, e humbi Kampionatin Botëror me Francën. Pos kësaj,…
Sport
N’golo Kante do të mungojë për Chelsean të paktën deri në fund të muajit shkurt.
Lajmi u bë i ditur nga vetë trajneri Graham Potter i cili tha se zgjatimi i lëndimit mund të shtrihet deri në muajin mars, transmeton lajmi.net.
Lojtari, për shkak të këtij lëndimi, e humbi Kampionatin Botëror me Francën.
Pos kësaj, një tjetër problem që rëndon mbi Chelsean, në raport me Kanten, është edhe fakti se kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ende nuk janë bërë hapa konkretë për ta vijuar qëndrimin e tij. /Lajmi.net/