Kante dhe Mendy marrin dritën e gjelbër për t’u paraqitur në finale të Ligës së Kampionëve

N'Golo Kante dhe Eduard Mendy do të jenë të gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2021 18:42

N’Golo Kante dhe Eduard Mendy kanë marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor i Chelseat, shkruan lajmi.net.

Dyshja ishte në dyshim pasi që Kante ndjeu një dhimbje të vogël në ndeshjen ndaj Leicesterit dhe Mendy u përplas me shtyllën ndaj Aston Villas ku u zëvendësua.

Tani, Kante dhe Mendy do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester Cityt./Lajmi.net/