Kante: Chelsea shkon në “Anfield” për fitore
Mesfushori i Chelseas, N'Golo Kante thotë se skuadra e tij kërkon vetëm fitore në udhëtim te Liverpool.

Sport
Pas katër humbjeve radhazi, Liverpool arkëtoi pikët e plota në xhiron e fundit ndaj Sheffield, derisa “Blutë” nuk dinë për humbje nën urdhrat e Thomas Tuchelit, transmeton lajmi.net.
Para ndeshjes, francezi bëri të ditur se kërkojnë vetëm fitore në “Anfield”.
“Është ndeshje e rëndësishme për ne, jemi shumë afër në ligë. Shkojmë për fitore. E dimë që nuk do jetë e lehtë, por jam i sigurt se mund të marrim rezultat të mirë nga Anfield”.
“Man Utd, Leicester dhe West Ham janë para nesh, por ne kemi ende ndeshje për të luajtur dhe nëse bëjmë çfarë jemi duke bërë do arrijmë në atë pozicion”.
“Duhet të luftojmë për të, të përgatitemi dhe të bëjmë gjithçka që të hyjmë në top katër”, deklaroi ai për Sky Sports News.
Me fitore, Chelsea do ishte katër pikë para Liverpool, derisa nëse “Reds” fitojnë do hynin në top katër para Chelseas edhe pse West Ham ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/