Kanosje me armë në qytetin e Pejës
Në qytetin e Pejës ka ndodhur një kanosje me armë.
Lajme
Dy persona meshkuj kanë kanosur një femër dhe dy meshkuj tjerë.
“Me 06.08.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht tre viktima, një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Nga të dyshuarit është konfiskuar në pistoletë me gas dhe pesë copë fishekë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/