Kanosi të atin me automatik, në pranga 20-vjeçari

Ka kanosur me armë zjarri të atin, po fatmirësisht është parandaluar ngjarja e rëndë kriminale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çopanaj të Peqinit, në familjen Hudhri.

Lajme

11/03/2016 12:44

Ardian Hudhri, 20 vjeç ka kanosur me armë zjarri të atin, L. Hudhri, 45 vjeç, për shkaqe ekonomike. Policia është lajmëruar në kohë, duke bërë të mundur dhe neutralizmin e 20-vjeçarin si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, automatik model 56.

Mbi 20-vjeçarin rëndon vepra penale e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje./ Top Channel