Kane pas fitores ndaj Bullgarisë: Duhet të jemi më të mirë kundër Kosovës, do të jetë e vështirë

Harry Kane ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me kombëtaren e Bullgarisë.

Sport

07/09/2019 20:12

Kane ka komentuar fitoren spektakolare kundër Bullgarisë, por ka ndalur vëmendjen edhe tek Kombëtarja e Kosovës, me të cilën luajnë të martën.

“Duhet të bëjmë presing më mirë. Do të jetë e vështirë, por ndihemi mirë” ka thënë Kane, i pyetur për ndeshjen kundër Kosovës, raporton ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

“Shpresojmë se mund të vazhdojmë sikur sot, dhe të marrim tjetër rezultat pozitiv” ka thënë tutje anglezi.

Kosova do të ketë udhëtimin më të vështirë në grup gjatë së martës, drejt ëndrrës për Euro 2020. /Lajmi.net/