Kane: Nuk kemi fituar në Itali që shumë kohë, është speciale

Kombëtarja e Anglisë e hapi me fitore ciklin para kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024. Në xhiron e parë të Grupit C të këtyre kualifikimeve, Anglia e mposhti si mysafire Italinë me rezultat të ngushtë 2:1, transmeton lajmi.net. Ishin pikërisht anglezët ata të cilët e zhbllokuan rezultatin të parët përmes Declan Rice, kurse Harry Kane…

Sport

24/03/2023 11:27

Kombëtarja e Anglisë e hapi me fitore ciklin para kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në xhiron e parë të Grupit C të këtyre kualifikimeve, Anglia e mposhti si mysafire Italinë me rezultat të ngushtë 2:1, transmeton lajmi.net.

Ishin pikërisht anglezët ata të cilët e zhbllokuan rezultatin të parët përmes Declan Rice, kurse Harry Kane e thelloi epërsinë në 2:1, ndërse te Italia golin e nderit e shënoi Mateo Retegui.

Goli i Kane rezultoi të jetë i fitores për ‘Tre Luanët’ mbrëmë, ndërsa sulmuesi anglez u bë edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë.

Pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh tejet i emocionuar, ku tha se ishte tejet speciale për të shënuar dhe ta fituar këtë përballje.

“Do të thotë gjithçka. Jemi shumë të entuziazmuar që jemi rikthyer në fanellën e Anglisë, për të filluar edicionin për Evropian vitin e ardhshëm. Duhet të ishte një penallti, sigurisht, por sapo goditi rrjetën, kisha shumë emocione”, tha Kane.

“Është një moment magjik. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të shkoj në këtë fazë. Është një natë e mrekullueshme. Nuk kemi fituar në Itali për kaq shumë kohë. Të shënosh dhe të fitosh këtë lojë është thjesht speciale”, shtoi më tej ai.

Harry Kane shënoi sot golin numër 54 me Kombëtaren e Anglisë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të ‘Tre Luanëve’./Lajmi.net/