Kanë ndaluar festimin e golave dhe bisedat me gjyqtarët, por jo edhe ligën

Burundi është një nga katër vendet e botës, së bashku me Nikaragua, Taxhikistanin dhe Bjellorusinë që akoma luajnë futboll.

Sport

07/04/2020 22:13

Në Burundi, një vend i Afrikës Lindore, me popullsi rreth 10 milionë banorë, nuk planifikojnë të ndërpresin ligën shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Pasi folën me Ministrinë e Shëndetësisë, ata morën disa vendime, në mënyrë që liga të vazhdojë.

Vendimi i parë ka qenë ndalimi i festimit të golave, për të vazhduar me larjen e detyrueshme para ndeshjeve dhe shmangia e bisedave me gjyqtarët.

Në këtë vend, kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Tre raste të koronavirusit tashmë janë raportuar në Burundi./Lajmi.net/

YouTube player