Kane më shumë gola në 2015 se Bale gjatë tërë sezonit

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është duke kaluar në një formë fascionante, dhe ka statistika shumë më të mirë se ylli i Real Madridit, Gareth Bale.

Sport

21/03/2015 16:40

Bale ishte lojtari kryesor i Tottenhamit disa vite më parë, para se të transferohej te Real Madridi për një shumë prej 100 milionë euro.

Sidoqoftë, skuadra angleze duket se nuk është duke e vuajtur shumë mungesën e Bales.

Harry Kane është duke kaluar në një formë të madhe. Teksa po rrjedh minuta e 22’ takimit kundër Leicesterit, Kane ka shënuar dy gola.

Kështu, sulmuesi anglez ka arritur të shënojë në Premier Ligë vetëm në vitin 2015 plotë 13 gola, më shumë se Bale gjatë tërë sezonit, i cili ka shënuar vetëm 12 gola.