Kanë kaluar 56 ditë në “BBVK”, dhe debati kryesor i banorëve ka të bëjë me ushqimin

“Big Brother VIP Kosova”, ka nisur rrugëtimin e saj me 5 dhjetor të 2022. Tashmë kanë kaluar plotë 56 ditë dhe ende nuk është krijuar një debat interesant për publikun, shkruan lajmi.net. Pothuajse të gjitha “debatet” e krijuara deri sot ishin rreth ushqimit. Të gjithë banorët debatet i kanë zhvilluar drejt një banori e cila…

ShowBiz

01/02/2023 15:47

“Big Brother VIP Kosova”, ka nisur rrugëtimin e saj me 5 dhjetor të 2022.

Tashmë kanë kaluar plotë 56 ditë dhe ende nuk është krijuar një debat interesant për publikun, shkruan lajmi.net.

Pothuajse të gjitha “debatet” e krijuara deri sot ishin rreth ushqimit.

Të gjithë banorët debatet i kanë zhvilluar drejt një banori e cila është Xhuli.

Edhe sot si çdo ditë tjetër debati mes Melisës dhe Xhulit kishte të bënte me qumështin.

Në këtë debat u përfshinë më pas edhe Andi dhe Gresa, teksa britmat kanë shpërthyer në shtëpi.

Ndryshe, me këto debate banorët janë bërë monoton për publikun shqiptar./Lajmi.net/