Kane i vendosur të largohet nga Tottenhami, ja ku dëshiron ta vazhdojë karrierën

Harry Kane duket se do të largohet nga Tottenham Hotspurs.

Sport

01/08/2021 10:17

Kane duket i vendosur të përfundojë aventurën e tij te Tottenhami, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi është i uritur të fitojë trofe, e për të arritur një gjë të tillë ai po dëshiron transferimin te Man City.

Sipas “The Telegraph”, Anglezi do të takohet gjatë javës së ardhshme me presidentin e Tottenhamit Daniel Levyn për ti konfirmuar dëshirën e tij që të largohet në drejtim të ‘Citizens’.

Drejtuesit e Tottenhamit, nuk dëshirojnë të heqin dorë nga ylli i tyre por dëshira e lojtarit është të largohet menjëherë.

28-vjeçari thuhet se së bashku me Jack Grealish do të jenë dy përforcimet bombastike të kampionëve të Anglisë gjatë këtij muaji.

Përveç Cityt, interesim për anglezi kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Man Utd, por duket se ai është i vendosur të transferohet te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola. /Lajmi.net/