Kane i gatshëm për ndeshjen ndaj Norwichit
Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka treguar se Harry Kane do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premier Ligë.
Sport
Gjatë ditës së sotme disa gazeta angleze raportuan se në kampin e Tottenham ka pasur një helmim në ushqim.
Si pasojë, e kësaj thuhej se Harry Kane mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Norwich.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar trajneri i Tottenham, Antonio Conte.
“Harry Kane do të jetë i aftë për t’u përballur me Norwich. Ai nuk dëshiron të humbasë këtë lloj loje. Kjo do të thotë shumë për të gjithë në klub.”, ishin fjalët e italianit, përcjell lajmi.net.
Një fitore në ‘Carrow Road’ do të garantonte ‘Spurs’ një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Ndeshja në mes Norwich – Tottenham zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 17:00./Lajmi.net/