Kane flet pas supergolit të shënuar ndaj Juventusit

Harry Kane e përshkroi golin e tij sensacional ndaj Juventusit të dielën si "ndoshta një nga më të mirët e karrierës".

Sport

21/07/2019 17:55

Ndeshja mes Tottenham dhe Juventus në International Champions Cup ishte në rrugë për të shkuar në penallti, por një goditje nga gjysma e fushës e sulmuesit anglez befasoi të gjithë.

Portieri Wojciech Szczesny nuk ishte në zonën e tij dhe Kane shënoi për rezultatin final 3-2, përcjell lajmi.net.

Kane ka shënuar disa gola të bukur në karrierën e tij, duke realizuar 164 gola për Tottenham që nga transferimi i tij nga Shamrock Rovers në vitin 2011.

‘’Me siguri është një nga golat më të mirë në karrierën time’’.

‘’E pash gjatë lojës se portieri Szczesny ishte jashtë zonës së tij shpeshherë, kështu që mendova nëse do kisha mundësinë të goditja do ta bëja, dhe fatmirësisht topi shkoi në rrjetë’’, potencoi Kane. /Lajmi.net/