Kandidatja e PDK-së: Votuesit e kanë rastin të bëhen aksionarë të demokracisë

Ka hedhur votën e saj edhe kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi.

Lajme

19/05/2019 10:50

Ajo tha se gjatë kësaj kohe kanë bërë një fushatë dinjitoze dhe pret që qytetari ta vlerësojë më së miri punën e bërë nga ta, derisa ka apeluar tek qytetarët e komunave veriore për të dalë dhe pwr ta kryer obligimin e tyre.

”Votuesit për herë të parë kanë rastin të bëhen aksionar të demokracisë. Kemi bërë një fushatë dinjitoze. Gjithçka çfarë është thënë meriton të vlerësohet. Ftoj që të gjithë të dalin të votojnë në atë rreth drejtimit se ku duan ta çojnë vendin. Përkrahësit tanë janë qytetarët po shpresojmë që sa më shumë të dalin të votojnë”, ka deklaruar ajo. /Lajmi.net/