Kandidati për president të Barcelonës, Rousaud: Neymar mund të vijë, por vetëm falas

Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Emili Rousaud ka shpjeguar se ylli i PSG-së, Neymar mund të rikthehet të Barcelona vetëm si agjent i lirë.

Sport

03/12/2020 14:20

Braziliani që dy vite është i lidhur me rikthimin në “Camp Nou”, mirëpo gjiganti francez kërkon vlerën e 150 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Rousaud që ishte krahu i djathtë i Bartomeut njoftojë se Neymar mund të rikthehet si agjent i lirë.

“Neymar mund të vijë, por vetëm falas. Nëse është falas do konsiderohet, përndryshe është e papërballueshme nëse një president i ri do vjen me një mrekulli”.

“Transferimi i Neymar është i pamundur. Unë thashë se do shikojmë mundësinë e transferimit kur t’i skadojë kontrata në 2022, ndryshe nuk do jetë e mundur”, deklaroi ai.

Neymar dje zbuloi dëshirën për t’u ribashkuar me Messin duke thënë se vitin e ardhshëm do luajë me të, por nuk dihet nëse të Barcelona ose të PSG-ja./Lajmi.net/