Kandidati për president të Barcelonës, Freixa: Nuk do e transferojë Neymarin, nuk është as në top 30 më të mirët

Zgjedhjet për postin e presidentit të Barcelonës janë dy muaj larg, ndërsa disa kandidatë kanë nisur të tregojnë projektet e tyre.

Sport

25/11/2020 13:48

Një ndër kandidatët njëkohësisht ish presidenti, Joan Laporta thuhet se do rikthejë në skuadër yllin e PSG-së, Neymar, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Toni Freixa tjetër kandidatë ka konfirmuar se në rast që bëhet president nuk do e rikthejë brazilianin, për të cilin mendon se nuk është as në top 30 lojtarët më të mirë.

“Jam i sigurt se nuk do provojmë të transferojmë Neymarin”.

“Sepse mënyrë si u largua nga klubi dhe për shkak të përformancave, ai nuk është as në top 30 lojtarët më të mirë në Evropë”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, kandidati kryesor për postin e presidentit vazhdon të jetë Victor Font, që ka bërë një super projekt./Lajmi.net/