Kandidati i VV-së për deputet thotë se partia e tij ka fituar mbi 50% të votave

Ish-deputeti i Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se partia e tij ka marrë mbi 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme

27/02/2021 23:14

Teksa pritet të vazhdojë numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht, Abrashi ka shkruajtur se VV ka mbi 50% të votave, shkruan lajmi.net.

“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruajtur ai.

Ndryshe, nga numërimi i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit, VV ka fituar 47.85% të votave. /Lajmi.net/