Kandidati i Nismës flet për pragun zgjedhor, kyçjen e diasporës në politikat vendimmarrëse e krijimin vendeve të reja të punës 

Bekim Brestovci është biznesmeni i njohur kosovar në Diasporë, që tashmë ka hyrë në politikë për të prezantuar vizionin e tij.

Lajme

08/02/2021 21:14

Brestovci, që aktualisht mbanë pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po kandidon për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 14 shkurtit me të vetmin qëllim, që të jetë zë i diasporës në venin tonë.

Brastrovci që kishte ikur nga Kosova për në Gjermani në vitin 1993, vite më parë u kthye në Kosovë, për t’ia mundësuar diasporës procesin në vendimmarrje, qoftë politike apo ekonomike.

Edhe pse një ide e tillë, direkt ishte e pamundur për shkak që Kushtetuta nuk e lejon, Brastovci thotë bëri një propozim tjetër, që paritë politike t’u hapnin dyert kandidatëve nga diaspora që të futeshin në lista zgjedhore.

Brastovci ka folur edhe për mundësin e lehtësimit të procedurave për votimin e diasporës, ai thotë se pos votimit me pjesëmarrje fizike në kuti të votimit duke ardhur nga diaspora, dhe votimit me postë, “do të kërkojmë që diasporës t’i mundësohet edhe votimi në forma të tjera, siç është votimi nëpër misione diplomatike e konsullore”.

Duke arsyetuar kërkesën e tij rreth votës nëpër pikat diplomatike e konsullore, kandidati i Nismës Socialdemokrate me numër 11 për zgjedhjet e 14 shkurtit, thotë se “Kjo do të kursente kohë dhe para pasi që votuesit nga diaspora nuk do të kishin nevojë të vinin në Kosovë”.

Ndërsa, derisa ka folur për sondazhet, ku disa prej tyre parashikojnë që Nisma nuk e kalon pragun, Brestovci ka thënë se në partinë e tij është një mobilizim shumë i madh dhe një elektrizim i elektoratit, që ai thotë kjo është mbështetja  më e madhe se sa në vitin 2019. /Lajmi.net/ 

YouTube player