Kandidatët e AAK-së fushatë edhe në ditën e zgjedhjeve
Kandidatë për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e kanë ndaluar fushatën as në ditën e zgjedhjeve. Ata kanë vazhduar të dërgojnë sms nëpër numrat e telefonit të qytetarëve, duke u kërkuar votën.
Lajme
Qytetarë të ndryshëm të cilëve u kanë dërguar sms-e, kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke dërguar dëshmi me fotografi, në adresën e redaksisë.
Aty shihet se përveç gjatë ditës së djeshme kur në vend ka qenë heshtje zgjedhore, fushata ka vazhduar edhe sot, duke kërkuar votë për AAK-në.