Kandidatë me notë mesatare 6, propozohen për lektorë në UP

Një komision i Fakultetit Filozofik ka propozuar kandidatë për lektor që kanë notë mesatare 6. Pavarësisht se janë thirrur në nenin 179 të Statutit të UP-së, ata kanë shkelur këtë nen.

Lajme

27/06/2015 12:41

Aty, shkruan se për të marrë këtë titull të lektorit, kandidatët duhet të kenë së paku notën mesatare 8 në të dy nivelet e studimeve, shkruan gazeta Express.

Por, për këtë pozitë, janë propozuar kandidatë me notë mesatare: 6.87; 6.75; 7.6.

Në Komisionin që kanë përzgjedhur kandidatët me notë mesatare në kundërshtim me Statutin e UP-së janë këta profesorë: Dashamir Bërxulli, Afrim Hoti, Shemsi Krasniqi, Ukë Xhemaj, Hasnije Ilazi, Aliriza Alënliu, Selim Bezeraj, Lulzim Dragidella.

Më poshtë i gjeni propozimet dhe detajet e kandidatëve për shkollim dhe nenin 179 të Statutit të UP-së.

Konkrusi për lektor në Filozofik 3_5484