Kanceri i mushkërive, shenja që nuk duhet të nënvlerësoni

Kanceri i mushkërive është një prej llojeve më të përhapur të tumoreve. Ai prek kryesisht moshat 70-74-vjeç ndërkohë nën moshën 40-vjeç shfaqet mjaft rrallë.

Lifestyle

07/05/2018 17:59

Por si të dalloni simptomat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje të rrezikshme që shkakton humbjen e jetës?

Dhimbjet ë vazhdueshme në kraharor janë një paralajmërues i rëndësishëm.

Nëse keni ndjerë shpesh dhe në vazhdimësi këto dhimbje, atëherë mos i nënvlerësoni por shkoni për vizitë te mjeku.

Kjo është shenja e dukshme dhe e dallueshme lehtë, pasi simptomat e tjera janë kryesisht të ‘fshehura’.

Por ju nuk duhet të alarmoheni pa kryer vizitën te mjeku, pasi këto lloj dhimbjesh nuk janë vetëm tregues i kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Dhimbjet në gjoks vijnë edhe nga ankthi, thatësira në stomak apo ndonjë infeksion i mundshëm./a.m./noa.al/