Kanadaja, secili qytetar do të marrë para të mjaftueshme për të jetuar?

Derisa shumica e njerëzve luftojnë çdo muaj për të mbuluar shpenzimet, Ontario në Kanada ka nisur një projekt, nëpërmes të cilit të gjithë qytetarët do të marrin para të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e tyre themelore.

Bota

11/03/2016 17:37

Një eksperiment i ngjashëm tashmë është aplikuar në Finlandë dhe Holandë, me qëllim për të krijuar një klasë optimiste të mesme.

Kjo ide nuk është e re. Për të ardhurat e garantuara mujore është një ide që nga vitet 60-ta.

“Ne duam për të aplikuar në gjithë Kanadanë, Quebec është i pari në lojë. Të gjithë duhet të jenë të përfshirë në këtë projekt dhe nuk kanë arsye të humbin këtë mundësi”, tha iniciatori i projektit.

Autoritetet në Ontario nuk kanë vendosur ende kush do të ketë të drejtë dhe në çfarë kritere do të jepen paratë, por në përgjithësi kanë pranuar planin dhe zbatimi e tij është vetëm një çështje kohe.

Në Finlandë çdo banor merr rreth 800 euro në muaj për të gjitha shpenzimet e jetesës, ndërsa në disa qytete në Holandë ajo shumë arrin në 1 mijë euro.