Kanada, temperaturat zbresin deri në minus 45 gradë Celsius!

Kanadaja pret dimrin e vërtetë me paralajmërimin për një ftohtët ekstrem në  gjithë lindjen e vendit si edhe borë në perëndim me rrezikun e ortekëve, me fluturime të anuluara, si edhe me rrugë praktikisht të papërdorshme.

Bota

05/01/2015 23:19

Agjencia meteorologjike e vendit ”Environnement Canada” ka dhënë buletine për motin e ftohtë dhe u ka kërkuar qytetarëve të marrin masa për temperaturat që do të zbresin shumë nën zero gradë Celsius.

I ftohti ekstrem do të prekë Quebec, Nouveau-Brunswick, Terre-Neuve, Ontario, Manitoba dhe Alberta.

Sot pasdite termometri shënoi minus 15 gradë Celsius në Montreal, minus 17 në Quebec, minus 18 në Ottaëa dhe minus 23 në Ëinnipeg.

“Një masë ajri arktiku do të prekë Quebec-un gjatë ditëve të ardhshme dhe temperaturat do të zbresin deri në minus 45 gradë Celsius”, njofton “Environnement Canada”, transmeton Ina.