Kanada do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.

Lajme

13/10/2015 14:11

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve të Kosovës, për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Kosovës,

“Jahjaga çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Ajo e uroi ambasadorin Maksymiuk për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezident i Kanadasë  në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Maksymiuk, theksoi se Kanadaja mbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.