‘Kampioni’ i zëvendësimeve
Andres Iniesta është pa dyshim një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës. Mirëpo, deri më tani gjatë këtij sezoni ai ka qenë ‘viktimë’ e vazhdueshme e politikës së rotacionit të trajnerit të ri Gerardo Martino. Mesfushori është futbollisti më i zëvendësuar në ekip dhe komplet La Ligën, një fakt që duket sikur ka filluar ta shqetësojë.…

Sport
Andres Iniesta është pa dyshim një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës. Mirëpo, deri më tani gjatë këtij sezoni ai ka qenë ‘viktimë’ e vazhdueshme e politikës së rotacionit të trajnerit të ri Gerardo Martino.
Mesfushori është futbollisti më i zëvendësuar në ekip dhe komplet La Ligën, një fakt që duket sikur ka filluar ta shqetësojë. Të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, ai bëri një gjest në drejtim të bankinës kur pa se në tabelën e zëvendësimit shkruante numri i tij.
Nga 18 ndeshjet e Barcelonës këtë sezon, Iniesta është përfshirë në secilën prej tyre por i ka kompletuar vetëm gjashtë, kurse është zëvendësuar shtatë herë, ndërsa u inkuadrua në lojë si rezervist në pesë duele.
Në takimet e fundit, ai nuk e ka përfunduar asnjë prej tyre dhe një grup i tifozëve të Barcelonës ka filluar të frikësohet se kjo mund të ndikojë në vendimin e tij rreth vazhdimit të kontratës në klub.