Kampioni i Twitterit

E dashuroni ose e urreni. Si do që të jetë, nuk mund të ndaleni së foluri për të. Dhe, nuk është befasi që Luis Suarez është futbollisti më i përfolur në vitin 2013. Sulmuesi i Liverpoolit ishte emri më i shkruar në rrjetin social Twitter, pas publikimit të statistikave sa i përket postimeve të bëra…

Sport

13/12/2013 08:00

E dashuroni ose e urreni. Si do që të jetë, nuk mund të ndaleni së foluri për të. Dhe, nuk është befasi që Luis Suarez është futbollisti më i përfolur në vitin 2013.

Sulmuesi i Liverpoolit ishte emri më i shkruar në rrjetin social Twitter, pas publikimit të statistikave sa i përket postimeve të bëra rreth futbollistëve më të përmendur në të.

Suarez është më i përfoluri me ‘hashtagun’ #LFC, të përdorur jashtëzakonisht shumë së fundmi pas golave të tij të jashtëzakonshëm me ekipin nga Anfield Road deri më tani gjatë këtij sezoni.

Nëse jo në Premierligë, Liverpool dominon në këtë kategori pasi ka okupuar dy pozitat e para.

Më pas vijnë dy befasi, Swansea dhe Aston Villa, kurse në vazhdim sërish diçka që ka lidhje me Reds, emri Liverpool në pozitën e pestë. Pensionimi i Sir Alex Fergusonit me ‘hashtagun’ #ThankYouSirAlex po ashtu ka hyrë në listë.