Kampioni e nis me një ‘poker’ mbrojtjen e titullit

20:25 | 21 Gusht 2021

Skuadra italiane Inter e ka nisur mbarë kampanjën e edicionit të ri të Serie A me një fitore të pastër 4-0 ndaj Genoas, shkruan lajmi.net.

Kampioni që në start të takimit e nisi furishëm ndeshjen, duke realizuar golin e parë në minutën e 6-të nëpërmjet mbrojtësit Milan Skriniar, pas një asistimi nga Hakan Calhanoglu.

Nuk vonoi shumë dhe Inter e dyfishoi epërsinë, duke realizuar Calhanoglu një super gol nga distanca në minutën e 14-të pas një asistimi të Edin Dzekos, dhe kështu edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Inter trefishoi epërsinë me anë të Arturo Vidalit në minutën e 74-të, pas një asistimi të Nicolo Barellas, kurse krejt në fund arriti të shënoj edhe sulmuesi Edin Dzeko në minutën e 88-të nga një asistim i Vidal, që ishte edhe rezultati final i takimit.

Inter kështu arkëton tre pikët e para kampionale të sezonit të ri, duke e nisur mbarë mbrojtjen e titullit kampion. /Lajmi.net