Kampionët nuk njohin humbjen si mysafir, vazhdojnë 7-0

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, po vazhdon formën e saj mjaftë të mirë këtë sezon, duke mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultatin 128-99.

Sport

14/01/2021 10:36

LeBron James dhe Anthony Davis po tregjonë se janë përsëri kandidatët kryesor për titull, me James i cili realizoi 26 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, ndërsa Davis 18 pikë, transmeton lajmi.net.

Me këtë fitore, Lakers u bë skuadra e parë në këtë sezon me 10 sosh. Ndërsa, ata nuk kanë as një humbje si mysafir pas 7 ndeshjeve të zhvilluara dhe kryesojnë në Konferencën Perëndimore.

Ndeshja e ardhshme e Lakers do të jetë ndaj Pelicans, më pas për të vazhduar me derbin ndaj Golden State Warriors./Lajmi.net/