Kampionët e shtrirjes në tokë

Hondurasi është skuadra që ka kaluar më së shumti kohë duke u shtrirë në tokë, gjatë këtij Kampionati botëror në Brazil. Por, kush është ekipi që u rrëzua më së paku?

Sport

26/06/2014 23:03

Kampionati botëror në Brazil ka qenë një prej më të mirëve në historinë e fundit, por si zakonisht edhe gjatë kësaj gare një numër i madh i skuadrave ka vendosur që të përdorë taktikën e vjetër të kalimit të kohës duke u shtrirë në tokë.

Nga lëndimet e vërteta, deri tek ato të shtirura, hulumtuesit nga Wall Street Journal kanë publikuar statistikat e ekipeve që kanë kaluar më së tepërmi kohë të shtrirë në tokë.

Befasi, në krye të listës gjendet një skuadër që karakterizohet për qasje fizike, Hondurasi. Ndërsa, në anën tjetër, Bosnja e Hercegovina ka kaluar vetëm 24 sekonda në tokë.

Shikoni fotografinë e bashkangjitur për statistika të detajuara.