Kampionët e nisin me fitore, dy befasi të mëdha në ndeshjet e para të ‘play off’

Ka nisur me shumë befasi faza e ‘play off’ në NBA, në kuadër të së cilës u luajtën mbrëmë katër ndeshje.

Sport

14/04/2019 08:15

Në ndeshjen e parë të luajtur mes Philadelphia 76-ers dhe Brooklyn Nets, ishte skuadra nga Brooklyn ajo që regjistroi fitore.

E udhëhequr nga D’Angelo Russell, skuadra e Nets arriti të shënonte fitore me rezultatin 111:102, shkruan lajmi.net.

Mbrëmja vazhdoi me befasi edhe në ndeshjen e dytë, kur një nga favoritët për të triumfuar në konferencën lindore, Toronto Raptors, u mposht nga skuadra e Orlando Magic.

Leonard dhe shokët e tij nuk ia dolën të ndalin Orlandon, të cilët në fund fituan me rezultatin 104:101, shkruan lajmi.net.

Kampionët në fuqi, Golden State Warriors, nuk lejuan befasinë duke triumfuar bindshëm ndaj LA Clippers, me rezultatin 121:104.

Për të mbyllur këtë mbrëmje të pasur në NBA u përkujdesën skuadrat e Denver Nuggets dhe San Antonio Spurs, të cilat dhuruan një ndeshje spektakolare që në fund i takoi skuadrës së Popovich.

Spurs triumfuan ndaj Nuggets me rezultatin 96:101, duke fituar avantazhin e lehtë prej 1:0.

Kujtojmë se në fazën ‘play off’, skuadra duhet fituar 4 ndeshje për të avancuar tutje. 7 është numri i ndeshjeve që luhen për një fazë. /Lajmi.net/