Kampionët e Evropës prezantohen për mrekulli në Gjermani, e nisin sezonin me fitore 8:0 ndaj Schalke

Bayern Munich kanë shënuar fitore spektakolare kundër Schalke 04.

Sport

18/09/2020 22:20

Kampionët e Evropës dhe ata të Gjermanisë kanë arritur që të shënojnë tetë gola qysh në ndeshjen hapëse të sezonit, shkruan lajmi.net.

Fitorja 8:0 i jep tri pikët e para bavarezëve, të cilët hesapet për fituesin mbyllën qysh në pjesën e parë, duke shënuar tri gola.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte  Serge Gnabry, i cili realizoi het trik me golat në minutat 4’, 47’ dhe 59’.

Në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Leon Goretzka (19’), Thomas Muller (70’) dhe Leroy Sane (71’). Vlen të përmendet në veçanti goli i Jamal Musiala, i cili regjistroi golin e parë të tij në Bundesliga.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte debutuese për Leroy Sane me fanellën e Bayern, dhe debutimi bëhet edhe më i mirë për anësorin që përveç golit regjistroi edhe dy asistime.

Bayern Munich numëron tri pikët e para të sezonit nga ndeshja e parë, kurse Schalke nuk mund ta niste më keq këtë edicion të Bundesliga. /Lajmi.net/