Kamenicë: Kërkohet referendum për mbyllje shkollash

21:32 | 21 Maj 2019

Me probleme të mëdha po përballën disa shkolla të Kamenicës.

Kjo gjendje u konstatua nga një Task-forcë e krijuar nga komuna pikërisht për këtë qëllim.

Pas konsultimit të zyrtarëve komunalë edhe me ekspertë të fushës, vendosen të ndërmarrin ndryshime rrënjësore në arsim më qëllim të përmirësimit të cilësisë.

E këtë ata nuk duan ta bëjnë pa e marrë edhe mendimin e qytetarit, njofton Klan Kosova.

Ndaj kryetari Qëndron Kastrati e dorëzoi në KQZ kërkesën për një referendum konsultativ.