Kamberi: Referendumi dështoi në vet Serbinë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas rezultateve të referendumit, që janë mbajtur këtë të diele.

Lajme

16/01/2022 23:44

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se referendum dështoi në vet Serbinë, teksa shtoi se pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vetë Serbinë.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.