Kamberi: Pushteti në Serbi është i koncentruar në një elitë, në rastin e Vuçiqit tek ai personalisht

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth trazirave të fundit në Serbi, ku mijëra studentë po protestojnë kundër regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kamberi thotë se sipas raporteve të organizatave të besueshme ndërkombëtare, Vuçiq ka shndërruar Serbinë në autokraci si dhe në një shtet që ka demokraci, por…

Lajme

27/02/2025 18:35

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth trazirave të fundit në Serbi, ku mijëra studentë po protestojnë kundër regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kamberi thotë se sipas raporteve të organizatave të besueshme ndërkombëtare, Vuçiq ka shndërruar Serbinë në autokraci si dhe në një shtet që ka demokraci, por vetëm si dekor.

“Është muaji i tretë gati, që një numër i madh i studentëve, të rinjve, po protestojnë kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, i cili kohëve të fundit, por sidomos nga viti 2016 kishte filluar të shndërrohet në autokraci. Dhe siç e thonë edhe raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare , e ka shndërruar Serbinë në demokraci hibride, në të cilën ekzistojnë procedurat demokratike, por në sensin ato janë vetëm dekor dhe nuk vlejnë, sepse i gjithë pushteti është i koncentruar te një klasë politike, te një elitë, në rastin e Vuçiqit, tek ai personalisht”, tha Kamberi në Klan Kosova.

Theksojmë se në Serbi tash e një kohë të gjatë janë duke u mbajtur protesta kundër pushtetit.