Kamberi largohet nga grumbullimi me Shqipërinë, debutimin shtyhet për vitin tjetër

Ishte risia e Kombëtares Shqiptare për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës, por Florian Kamberi do të duhet të presë vitin e ardhshëm për të debutuar në fushë me fanellën kuqezi mbi supe.

Sport

15/11/2019 19:01

Kjo pasi sulmuesi vinte me një dëmtim në kavilje, që iu shtua edh fakti që nuk arriti të marrë në kohë dokumentet e nevojshme dhe miratimin nga FIFA të lejes për të luajtur me Shqipërinë, ndaj edhe u largua nga grumbullimi.

Kjo dëshmohet qartë nga një foto e tij në Instagram, ku shfaqet në qytetin zviceran të Zyrihut, nën shoqërinë e miqve të tij, ndërsa largimi mendohet se ka ardhur pasi u kuptua se nuk do të mund të luante dot as në ndeshjen kundër Francës.

Edhe vetë zyrtarët e FSHF-së, në një komunikim për mediat pranuan se Kamberi u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në kavilje, që pamundësonte aktivizimin e tij ndaj Francës.