“Kam me ua .. nënën, kam me ju vra”, arrestohet 20-vjeçari nga Suhareka që sulmoi fizikisht policët
.Z., 20-vjeçar nga Suhareka, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë mbrëmjen e së premtës.

Lajme
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate, duke thënë se përgjatë sulmit, i dyshuari iu ka shkaktuar dëme fizike e materiale të dy policëve.
“Sot, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë ,gjate shqiptimit te një tikete një kundërvajtësi ne trafik, në shenj pakënaqësie me vendimet e zyrtareve policor, ai fillon qe ti. fyen dhe i kanos zyrtaret policor me fjalët :”kam me ua q…. nenën ,kam me ju vra po sa te dilni ne qytet” . zyrtaret policor e kane shoqëruar ne stacion policor në Suharekë te dyshuari A.Z i datëlindjes 2002,m/sh/sh për sjelljet e tije te pa hijshme”, thuhet në komunikatë.
“Mirëpo i dyshuari me te njëjtat sjellje ka vepruar edhe ne stacionin policor, duke i goditur zyrtaret policor ,e duke tentuar te ike nga stacioni policor. Ne përpjekje për te ikur nga stacioni policor i ka sulmuar dy zyrtarët policor. Ku i dyshuari e ka godit ne qaf duke e kap për fyti edhe duke ia shqyer uniformen, kurse zyrtarin tjetër godet me shkelm ne gjunjë edhe ne bark duke iu shkaktuar lëndime trupore”, sqaron më tej njoftimi.
20-vjeçari po qëndron në mbajtje për 48-orë, sipas policisë. /Lajmi.net/